Njoftim për situatën
Njoftim për situatën

Njoftim për situatën

Krijuar në datën 07/19/2021

Situata e renduar atmosferike ditëve te fundit dhe te dhënat sinoptike nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK parashikojnë vazhdimësi edhe për tri ditët ne vazhdim mot te ngjashëm.

Nga kjo situate, IHMK nuk parashikon sasi te reshurash te cilat mund te ndikojnë ne rritjen e nivelit te lumenjve, andaj, lumenjtë e Kosovës do te vazhdojnë te mbeten ne nivelet e pranueshme pa rrezik për përmbytje.

Referuar gjendjes dhe parashikimit për periudhën ne vazhdim, nga dt. 16.07.2021 Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka marre vendim te rrisë nivelin e gatishmërisë ne vend.

Veprimet e ndërmarra për te ju përgjigje situatës nga te reshurat dhe moti i keq, rezultojnë me si ne vijim:

  • Vendosja ne gatishmëri për reagim te ekipeve dhe pajisjeve nga dt.16.07 , e cila do te vazhdon deri ne përmirësimin e kushteve te motit ,te :

          -Ekipit te Pompimit me kapacitet te larte , HCP

          -Ekipit te Barrierave ne Vërshime dhe mbrojtjes për Infrastrukturë kritike, FC

          -Ekipit për Kërkim shpëtim ne Ujera Sipërfaqësorë FRB.

  • Njoftimi paralajmërues i te gjitha Drejtorive për Mbrojtje dhe Shpëtim ne Komunat e Kosovës, përmes Sistemit te Komunikimit dhe Koordinimit Emergjent –Qendrave Operative Emergjente QOE 112 ne gjithë territorin e Republikës, njëherë mbajtja e komunikimit te përhershëm dhe aktiv me subjektet dhe institucionet tjera qendrore dhe lokale për paralajmërimin e hershem, Njoftimin dhe Alarmimin ne raste sipas rregullave ne fuqi.
  • Mbanë te azhurnuar ne baza ditore komunikimin me Institutin Hidrometeorologjik te Kosovës IHMK, njoftimet dhe paralajmërimet e marra i përcjellë ne sistemin e komunikimit, përmes kumtesave ne ueb faqe mbanë te informuar qytetaret dhe institucionet.
  • Përditëson me raporte te rregullta dhe për situatën Ministrin e Punëve te Brendshme dhe Qeverinë e Republikës se Kosovës, njëherësh , koordinon gatishmërinë e institucioneve relevante për mbështetje dhe ndihme zonave te goditura,
  • Udhëzon qytetaret për masat e rekomanduara nga IHMK , si dhe plotëson me parashikimin e motit për ditët ne vijim, duke i udhëzuar ne ueb faqen e institucionit përgjegjës për monitorimin e motit.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent gjithnjë pranë qytetareve ne rrezik, 24/7 përcjell zhvillimet , ndërmerr masa dhe vendos kapacitetin ne dispozicion sipas prioritetit dhe vlerësimit paraprak.

Sistemi i Komunikimit Emergjent me kapacitetin e Qendrave Operative Emergjente 112 është gjithnjë ne gatishmëri te ndihmoje , udhëzojë dhe asistoje qytetarin ose vizitorin ne emergjence.

Përmes numrit unik evropian emergjent 112 , i cili është pa pagese i qasshëm në gjithë territorin nga te gjitha pajisjet e komunikimit te telefonisë mobile dhe fikse.

Koordinon mbështetjen për qytetar ne emergjence përmes ofrimit te ndihmës dhe shpëtimit nga reaguesit e pare ,dhe udhëzon thirrjen ne numrat pa pagese te institucioneve reaguese si :

  • 192 Policia e Kosovës,
  • 193 Zjarrfikës Shpëtues te Kosovës  dhe
  • 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent

Agjencia e Menaxhimit Emergjent AME, pa ndërpre përcjell situatën dhe përshtat gatishmërinë e kapacitetit ne dispozicion ne nivel lokal dhe qendrore , me qellim te Menaxhimit te përhershëm dhe te përgjegjshëm ne cilën do situate dhe shkalle te zhvillimit te saje .

Udhëzimet për qytetar ne raste rreziku mund te i gjeni ne faqen e internetit te AME-s, ndërsa për rreziqe specifike ne linkun e IHMK si me poshtë.

Kapaciteti përgjegjës dhe profesional i vendit për te u përballë me fatkeqësi është ne gatishmërinë e secilit qytetare te vendit.

Si i tille ai kapacitet nuk mund te ja dale ne përmbushjen e misionit te shenjte pa ndihmën dhe përkrahjen e secilit nga ne. Andaj, kujdesuni për jetën tuaj dhe te afërmeve tuaj, ruani te çmuarën prone, dhe mbrojeni ambientin.

Ne s’bashku mund te i a dalim nga cila do situate.

Falënderim për punën e palodhshme dhe sakrificën e pa shoq te gjithë personelit te AME-s, Njësive Zjarrfikëse dhe Shpëtimit, Policisë se Kosovës, Njësive te Shërbimit Emergjent Mjekësorë, Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe KFRO-it te cilët me vete mohim sakrifikojnë me te shtrenjtën e tyre , për te shpëtuar jete , te mira materiale te vendit dhe ambientin jetësor ne situata emergjente.

AME është e KOSOVES 24/7

Për me tepër lidhur me parashikimin e motit, linku ne vazhdim: http://ihmk-rks.net/